Transmetuar më 16-12-2018, 11:31
Përfundon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se tashmë pritet rakordimi që të dalin rezultatet. Ditën e djeshme të gjithë demokratët iu drejtuan kutive të votimit, ku votuan për 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Numërimi i votave ka përfunduar në 5 të mëngjesit. Takimi tjetër i komisionit do të zhvillohet gjatë mesditës për të llogaritur votat dhe më pas do të nxirret përqindja për gratë dhe të rinjtë, duke bërë renditjen përkatëse. Procesi i numërimit ka vijuar gjatë gjithë natës. Kreu i PD, Lulzim Basha ka lënë jashtë listës Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Genc Rulin dhe Ridvan Boden. Kritikët e tjerë të cilët Basha i përfshiu në listë, refuzuan kandidimin dhe dhanë dorëheqjen. Dy kritikë të Bashës, të cilët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë Jozefina Topalli dhe  Eduard Selami, në cilësinë e ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-kryetar i partisë./b.l/noa.al/

Përfundon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mësohet se tashmë pritet rakordimi që të dalin rezultatet. Ditën e djeshme të gjithë demokratët iu drejtuan kutive të votimit, ku votuan për 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Numërimi i votave ka përfunduar në 5 të mëngjesit. Takimi tjetër i komisionit do të zhvillohet gjatë mesditës për të llogaritur votat dhe më pas do të nxirret përqindja për gratë dhe të rinjtë, duke bërë renditjen përkatëse.

Procesi i numërimit ka vijuar gjatë gjithë natës. Kreu i PD, Lulzim Basha ka lënë jashtë listës Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Genc Rulin dhe Ridvan Boden.

Kritikët e tjerë të cilët Basha i përfshiu në listë, refuzuan kandidimin dhe dhanë dorëheqjen.

Dy kritikë të Bashës, të cilët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë Jozefina Topalli dhe  Eduard Selami, në cilësinë e ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-kryetar i partisë./b.l/noa.al/