Transmetuar më 16-12-2018, 11:04

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë vendin më të dukshme në ekstremin Verior.

Pasditja sjellë shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë Qëndror duke gjeneruar reshje të dobëta.

Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të luhaten nga -2 °C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/