Transmetuar më 16-12-2018, 09:59

Një 46 vjeçar është u arrestua nga policia e Bulqizës pasi rezulton i dënuar në Tiranë me 6 muaj burg.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga përfundoi shtetasi me iniciale Xh.V, banues në Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë  shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale "Keqtrajtim të të miturit".

Lidhur me rastin, materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/