Transmetuar më 16-12-2018, 09:16

Ngado që hedh sytë gjatë muajit dhjetor këto tre ngjyra të shoqërojnë kudo. E kuqja, jeshilja dhe e bardha nuk janë rastësisht tre ngjyrat klasike të festive të fundvitit, por kanë edhe një kuptim e domethënie të caktuar.

E kuqja – Simbolizon gjakun e Krishtit kur u kryqëzua, por edhe artin e dashurisë, që ai ua mësonte të tjerëve, si ngjyra e zemrës që është. Gjithashtu është ngjyra e bimës simbolike të ribesit, identifikuese për festën e Krishtlindjes.

Jeshilja – Është ngjyra e bimëve të shenjta, që e ruajnë atë dhe në dimrin më të acartë, si bredhi, që është shndërruar ndër vite në pemën e Krishtlindjes. Në fenë e krishterë mendohet se jeshilja simbolizon përjetësinë e Jezusit. Romakët shkëmbenin degë të gjelbra në ndërrimin e viteve, për fat.

E bardha – Është para së gjithash ngjyra e dëborës në dimër, stina që përkon me festat e fundvitit. Simbolikisht, ajo përfaqëson pastërtinë dhe paqen në kulturat e shumë vendeve të botës./b.l/noa.al/