Transmetuar më 15-12-2018, 21:10

Alban Dudushi ka qenë në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘You and Me’.

Teksa udhëtonte me makinë, ai nuk ju shmang pyetjeve për emisionin që u diskutua shumë ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama përballë studentëve protestues.

Gjatë bisedës me moderatorët, Julka dhe Ardit, Albani rrëfeu prapaskenat e puntatës në fjalë, por jo vetëm.

“Në hapësirën publicitare, Rama zihej me mua për karrige. Në ramë dakort që të mos rrinte i zhytur në kolltuk, por në një karrige më të lartë për një atmosferë më sportive.

Nuk e di nëse kishte shtuar në peshë apo diçka e ngjashme, pasi ajo karrige nuk i rrinte mirë.

Edhe tjetra që i vumë më pas nuk i rrinte mirë dhe filloi të bëhet paranojak dhe thoshte po ma bëni kastile”,-rrëfeu Dudushi./a.k/noa.al/