Transmetuar më 15-12-2018, 18:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe grupi i Partisë Demokratike mbështetën edhe pasditen e sotme protestën e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë me forcë projektin.

Ai bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen me protestën e studentëve.

"Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: Ti bashkohen masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë", tha Basha.

Basha tregoi mes tjerash se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.

"Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë”, tha Basha./a.k/noa.al/