Transmetuar më 15-12-2018, 14:51

Një burrë u arrestua nga policia, nën akuzën se ka përdhunuar për 20 vite me radhë vajzën e tij.

Si pasojë e abuzimeve seksuale, në vitin 2010, vajza solli në jetë një fëmijë.

Ngjarja e rëndë vjen nga Leçe, në Itali, ku abuzimi seksual u zbulua pas keqtrajtimeve në familje.

Në muajin gusht pas shumë vitesh abuzim dhe pasi u bë me vajzë, e dhunuara gjeti kurajën dhe denoncoi abuzimet e pësuara qysh në fëmijëri.

Kalvari i mundimeve ka nisur qysh në vitin 1995, kur viktima ishte ende e mitur.

Akuzat e së resë, u konfirmuan nga analizat e ADN-së ndaj vajzës së ardhur në jetë si fryt i inçestit, rezultatet e së cilave u publikuan vetëm këtë javë. /a.y/noa.al