Transmetuar më 15-12-2018, 14:35

Pak pasi thumboi kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, se kishte vështirësi në artikulimin e shifrave, Kryeministri Edi Rama i është kthyer liderit të demokratëve Lulzim Basha.

Gjithçka pas fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Duke publikuar foton e Bashës nga aktiviteti, Rama shkruan, “Pse mer e keni zgju herët sot, po o gjynof mer?”

Në fjalën e tij gjatë Kuvendit të demokratëve, Basha deklaroi se forca politike që ai drejton i mbështet protestat, por nuk do të vijë në pushtet me kufoma.

“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë!”, u shpreh Basha.

Ai tha se PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje dhe se demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. /a.y/noa.al

Basha: Mbështesim protestat, por s’vijmë në pushtet me kufoma

Kuvendi Kombëtar i PD, Basha: Duhet një politikë ndryshe! Krimi është ngritur në sistem

Rama ironizon keq Kryemadhin: Doktoresha ia kalon edhe Artistit në aritmetikë