Transmetuar më 15-12-2018, 14:21
Foto ilustruese

Një person i dënuar për vrasje, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë, u arrestua nga Athina drejt vendit tonë.

Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Pukës e ka dënuar me 16 vite burgim.

Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë. /a.y/noa.al