Transmetuar më 15-12-2018, 14:11

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk ia ka lënë mangët Kryeministrit Edi Rama, i cili e ironizoi me anë të një video, ku shfaqte vështirësi në artikulimin e shifrave.

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”, shkruan Kryemadhi.

Më tej ajo publikon shpjegimet e fjalës konkurrent, duke iu drejtuar Ramës.

Më herët duke publikuar videon, Rama shkroi, “Ai momenti kur Doktoresha i’a kalon Artistit në aritmetikë, se në gramatikë s’ka konkurrent”. /a.y/noa.al

Rama ironizon keq Kryemadhin: Doktoresha ia kalon edhe Artistit në aritmetikë