Transmetuar më 15-12-2018, 13:59

Një aksident i pazakontë ndodhi në Werl të Gjermanisë, ku për shkak të një problemi në çisternë, një ton çokollatë me qumësht e cila po transportohej me kamion, përfundoi e derdhur në rrugë.

Ngjarja ndodhu këtë të hënë, më 10 dhjetor, në qytezën gjermane, jo shumë larg Dortmundit.

Ndërsa ishin të shumtë qytetarët që nuk i rezistuan tundimit për ta provuar, u desh ndërhyrja e 25 zjarrfikësve për ta pastruar.

Vështirësia e pastrimit erdhi për shkak edhe të temperaturave të akullta në rrugë.

Markus Luckey, pronari i kompanisë së dëmtuar ‘DreiMeister’, deklaroi se, “Jemi në një periudhë të veçantë, nëse do kishte ndodhur në një datë më të afërt me Krishtlindjen, do ishte një katastrofë e vërtetë”. /a.y/noa.al