Transmetuar më 15-12-2018, 13:28

Personat me preferenca ndryshe seksuale, të cilët nuk e gjejnë veten as mashkull as femër, në dokumentet e tyre te identifikimit mund të identifikohen si “divers”, ose “ndryshe”.

Bundestagu gjerman miratoi këtë të enjte ligjin e propozuar nga qeveria, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi një qytetar u ankua se nuk e gjente veten në gjininë e përcaktuar në dokumentet e tij dhe se nuk ishte as mashkull as femër.

Në këtë mënyrë u miratua ligjërisht “gjinia e tretë”.  Por ky përcaktim ngjalli kritika në radhët e shoqatave të lesbikeve dhe homoseksualëve, ku edhe ata kërkojnë të klasifikohen ashtu siç ndihen.

Nëpërmjet ligjit “gjinia e tretë” duhet të jetë e hapur ndaj të gjithë atyre personave që duan dhe kanë nevojë./a.y/noa.al