Transmetuar më 15-12-2018, 13:00

“E ngatërrova me time shoqe!” Me këto fjalë një pedofil tentoi që të mbrohej ndaj akuzave për ngacmim seksual, ndaj një vajze vetëm 3 vjeçe, në dy raste të ndryshme.

26-vjeçari amerikan Henry Bennett, nga Bluefield, West Virginia, i tha policisë se thjesht e ngatërroi me të shoqen, teksa e mitura, vajza e gruas, ishte futur në krevatin e tyre, ndërsa e shoqja kishte shkuar në banjë.

Gjyqtarëve ju desh më pak se gjysmë ore këtë të enjte, për ta shpallur fajtor Bennet për abuzim seksual. Kështu ai do të kalojë 270 ditë në burg.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurorët insistuan se si mund të ngatërrohej një vajzë aq e vogël me të shoqen April.

Bennet u përgjigj kështu, “Isha i shtrirë me kurriz, mendoja se ishte April dhe kur u shtriva mbi të bërtita dhe u largova”.

26-vjeçari u zbulua në muajin shkurt, pas fjalëve që vogëlushja iu kishte thënë familjarëve, të cilët bën denoncimin në polici. /a.y/noa.al