Transmetuar më 15-12-2018, 12:31

Ish-zëvendës ministrja e Jashtme, Edit Harxhi, njofton se është tërhequr nga gara për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjithçka ajo e argumenton me faktin se PD, duhet të ishte sot në protestë.

“Të dashur miq, unë sot tërhiqem nga gara për Këshill Kombëtar të PD pasi si ish studente dhjetori mbështes fuqimisht dhjetorin e dytë shqiptar dhe mendoj se PD duhet të ishte sot në protestë dhe jo e mbyllur në salla dhe e marrë peng. Jam kundër grevëthyerjes! PD do triumfojë”, shkruan Harxhi në Tëitter.

Më herët edhe zëdhënësja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mhilli u tërhoq nga gara.

Ajo tha se vendimi i saj vjen për arsye personale. /a.y/noa.al

Basha: Mbështesim protestat, por s’vijmë në pushtet me kufoma

Këshilli Kombëtar i PD-së, zbardhen emrat e kandidatëve

Basha: Si do përzgjidhen kandidatët për postet publike

Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Duhet një politikë ndryshe! Krimi është ngritur në sistem