Transmetuar më 15-12-2018, 12:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i partisë deklaroi se forca politike që ai drejton i mbështet protestat, por nuk do të vijë në pushtet me kufoma.

“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë!”, u shpreh Basha.

Ai tha se PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje dhe se demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh.

“Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrige e tepsi. Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet. Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Dua ta them edhe një herë siç e kam thënë me mijëra herë: sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama aq më mirë do jetë për Shqipërinë”, deklaroi Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Basha: Si do përzgjidhen kandidatët për postet publike

Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Duhet një politikë ndryshe! Krimi është ngritur në sistem