Transmetuar më 15-12-2018, 11:26
Jennifer Parker

Bën seks me tre të dënuar dhe përfundon në telashe. Një grua e cila punonte si kuzhiniere në një burg në shtetin amerikan të New York, saktësisht në St. Lawrence County Correctional Facility të Canton, akuzohet për abuzim seksual.

Gjithçka pasi detyroi tre të dënuar që punojnë me të në kuzhinë, që të bëjnë seks me të.

Tre të burgosurit ndodheshin në varësinë e saj në kuzhinë prej muajsh dhe aty ajo ka përfituar nga roli i saj.

Në deklaratën lidhur me hetimet prokurorja Barbara Underwood, deklaroi se gruaja Jennifer Parker 43 vjeçe, do të hetohet për abuzim seksual.

Kjo pasi viktimat janë cilësuar si të paaftë për tu mbrojtur, për shkak të të qenit të dënuar. Abuzimet u zbuluan, pasi gruaja ndërpreu krejt papritur marrëdhëniet e punës me burgun prej nga punonte që nga viti 2010 deri në muajin korrik të këtij viti. /a.y/noa.al