Transmetuar më 15-12-2018, 10:30

Një operacion policor i koduar “Trytol” ka zbuluar katër mina me telekomandë dhe 130 gramë lëndë narkotike heroinë.

Në bazë të hetimeve disa ditore gjatë mbrëmjes së djeshme, u bë arrestimi i 52-vjeçarit Ali Novi, nga Elbasni, i dënuar më parë.

Ai u kap në qytetin e Lezhës me një çantë sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit.

Gjithashtu iu gjet edhe një sasi prej 130 gramë lënde narkotike heroinë.

Novi u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale “Trafikim i lëndëve plasëse” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al