Transmetuar më 15-12-2018, 10:00

Një grua mbyti vajzën e saj vetëm katër vjeçe në vaskën e banjës, ndërsa më tej e vendosi trupin e saj në një tavolinë në kopsht dhe e dogji.

Carly Ann Harris, 38 vjeçe, akuzohet për vrasjen e vajzës së saj Amelia Brooke Harris, në shtëpinë e tyre në Uells, më 8 qershor.

Nga hetimet e kryera gjatë këtyre muajve, teksa këtë javë nisi procesi gjyqësor, rezulton se rreth orës 21.15 të asaj nate, një fqinj dëgjoi ulërimat e vajzës teksa përsëriste, “Mami, mami, të lutem…”

Rreth 45 minuta më vonë gruaja doli nga shtëpia duke bërtitur, “Amelia iku në parajsë. Mos shkoni pas shtëpisë, shkoi në parajsë”.

Një dëshmitar, deklaroi se pa një këmbë të zezë të karbonizuar në tavolinën që ndodhej në oborr. Gjatë fjalës së saj në gjykatë, gruaja e cilësoi veten si “monstër” dhe se e meriton që të vdesë.

“Çfarë kam bërë? Vajza ime… Engjëjt më thanë se duhet ta bëja”, deklaroi gruaja.

Gjatë nisjes së procesit gjyqësor këtë të enjte në gjykatën e Newport, u deklarua se 38-vjeçarja e mbyti vajzën në banesë, ndërsa më tej e dogji trupin e saj, në pjesën e pasme të shtëpisë, shkruan noa.al.

Në momentin që policia mbërriti në banesë, gruaja ju tha, “Më arrestoni, s’ka gjë. Më tha Zoti që ta bëja”.

Gjatë marrjes në pyetje, gruaja pranoi se kishte marrë një lloj droge amfetaminë, për të fituar më shumë energji, ditën kur ndodhi krimi. /a.y/noa.al