Transmetuar më 15-12-2018, 09:20

Pallati mbretëror anglez Kensington Palace, publikoi këtë të premte kartolinat mbretërore.

Në fotografitë e shkrepura nga Matt Porteous, shihen Kate dhe William, bashkë me fëmijët e tyre George, Charlotte dhe i vogli Louis.

Ndërkohë në një tjetër shihet princi Harry me të shoqen Meghan Markle, të fiksuar me kurriz.

Sakaq nga shtëpia e tyre Clarence House, pozuan princi i kurorës Charles, bashkë me të shoqen Camilla.

Kartolinat e familjes mbretërore angleze janë kthyer në një traditë prej vitesh, me rastin e festave të fundvitit. /a.y/noa.al