Transmetuar më 15-12-2018, 09:06

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës së lënë pas por edhe mëngjesin e sotëm, kanë bërë që Vlora të zgjohet nën pushtetin e ujit.

Mësohet se disa rrugë janë përmbytur, ashtu sikundër edhe porti i Vlorës, është mbuluar nga uji.

Për pasojë janë shkaktuar vonesa dhe vështirësi në kalimin e pasagjerëve, të cilët kishin planifikuar udhëtime me traget.

Për shkak të pranisë së madhe të ujit, është vështirësuar edhe qarkullimi në rrugë.

Ndërkohë reshjet vijojnë ende, duke e bërë situatën edhe më problematike. /a.y/noa.al