Transmetuar më 15-12-2018, 08:39
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e tij të punës.
Viktima është Zyber Curri, 48 vjeç me banim në Edolo, i cili gjeti vdekjen gjatë kësaj të mërkure më 12 dhjetor, në një kantier ndërtimi në Val Cavargna të Como.
Shqiptari i Kosovës ra nga një lartësi e konsiderueshme nga objekti në ndërtim, duke përfunduar në një gropë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Curri gjeti vdekjen e menjëhershme.
48-vjeçari ishte i martuar dhe ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë, të cilët jetojnë në Edollo.
Lidhur me rrethanat e vdekjes, policia italiane ka nisur hetimet, për të hedhur dritë mbi ngjarjen. /a.y/noa.al