Transmetuar më 14-12-2018, 22:03

Disa banorë në Kazakistan vrasin ujqër në masë dhe më pas u hanë zemrat.

Pamjet janë të rëndë, teksa ata shfaqen duke ngrënë zemrën e një ujku të sapo vrarë.

Videoja tregon gjahtarin duke marrë një kafshatë të zemrës të pa përpunuar.

Një nga gjuetarët pastaj kap kokën e ujkut të vrarë, për t’ia treguar kamerës kafshën e therur.

Filmimi thuhet se është bërë dy javë më parë në një rajon të Kazakistanit, momente kur disa duzina fshatarësh gjuajtën ujqërit pasi disa dele u vranë brenda natës.

Videoja e incidentit ka shkaktuar zemërim pasi u shpërnda në internet, me njerëz që dënojnë mizorinë e panevojshme ndaj ujqërve. /k.k/noa.al/