Transmetuar më 14-12-2018, 19:55

Tre persona të maskuar kanë vjedhur një dyqan me telefona. Ngjarja është regjistruar në bulevardin e qytetit bregdetar të Vlorës.

Raportohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një dyqan telefonash dhe me pas janë larguar.

Ndërsa paraprakisht mësohet se ata kanë arritur që të marrin 12 telefona.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:15, në lagjen "Pavarësia 2" pranë pallatit tëAleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparatë telefonikë celularë.

Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.