Transmetuar më 14-12-2018, 19:19

Policia e Vlorës ka reaguar për shpërthimin në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P.

Policia thotë se bëhet fjalë për një lëndë plasëse, por nuk thuhet nëse kemi të bëjmë me tritol.

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për momentin nuk ka të dhëna as për autorët e ngjarjes. /k.k/noa.al/

Shpërthim i fuqishëm në katin e dytë të një pallati