Transmetuar më 14-12-2018, 18:43

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në një banesë në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Çole” në qytetin bregdetar të  Vlorës.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për lëndë eksplozive apo për ndonjë shpërthim gazi.

Sipas informacioneve të deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./b.l/noa.al/