Transmetuar më 14-12-2018, 16:50

Nëse keni një regjim të pasur në kripë, dijeni që nuk po i bëni trurit asnjë favor! Prej kohësh është vërtetuar se grimcat e kripës janë jo më pak të dëmshme se sheqeri, por studime të reja kanë vërtetuar se kripa e tepërt në organizëm ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular.

“The Independent”, shkruan se studimi, i botuar në revistën Nature Neuroscience, zbuloi se minjtë që ushqeheshin me një dietë të pasur kripe treguan shenja të rënies së performancës mendore dhe asaj njohëse.

Arsyeja ishte se truri i tyre nuk ishte furnizuar mjaftueshëm me gjak. Kripa rrit gjithashtu qqarkullimin e interluktine 17, një substancë inflamatore që mund të ndryshojë sinjalet kimike në enët e gjakut të trurit.

“Pas rreth tre muajsh ushqim me kripë, minjtë humbën shumë aftësi ndër të cilat ato njohëse duke filluar nga objektet me te thjeshta, zgjidhjen e labirintëve apo aftësi ndërvepruese me minjtë e tjera. Këto karakteristika do të përktheheshin në sëmundjen e demencës tek njerëzit”, Dr. Dr Costantino Iadecola, drejtor i Institutit Feil Family Family Brain and Mind Research./b.l/noa.al/