Transmetuar më 14-12-2018, 16:28

Me ngjyrën e bardhë për Krishtëlindje nuk gabojmë kurrë. Zbuloni si t’i falni shtëpisë tuaj një prekje përrallore gjatë festave. Në temën e zbukurimeve të Vitit të Ri e bardha është një ngjyrë që nuk del kurrë nga moda.

Sillni brënda shtëpive tuaja, sharmin e peisazheve dimërore, ku pemët janë plot borë dhe tavolinat ndriçohen nga një paletë ngjyrash të çelura por të rafinuara.

Do ju duket sikur jetoni brënda një përralle, të mbuluar me një dritë kaq të bardhë sa do të duket sikur jeni në parajsë.

Mos kini merak nëse mendoni që ambientet tuaja do të jenë më të ftohta, sepse do të mjaftojë një prekje argjendi ose ari, për t’i kthyer atmosferës magjinë e Krishtëlindjeve pranë familjes.

Ja disa nga inspirimet tona përrallore për tavolinën dhe pjesën tjetër të shtëpisë.