Transmetuar më 14-12-2018, 14:51
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për grabitjen me armë të një makine dhe plagosjen e të zotit, është vënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Gjatë kësaj të enjte nga uniformat blu të policisë së Kurbinit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër u bë kapja e të dyshuarit.

Noa.al mëson se ai është Erald (Aldo) Mziu 31 vjeç, banues në Krujë.

Ndaj tij Gjykata e Kurbinit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

31-vjeçari dyshohet se më 20 prill, nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit, i ka vjedhur makinën shtetasit A.N.

Fillimisht Mziu është konfliktuar me të dëmtuarin, ku në përleshje e sipër e ka plagosur me armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al