Transmetuar më 14-12-2018, 14:40

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, reagon lidhur me kërkesën e studentëve për të mbledhur Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme, ku të miratohet kërkesat e tyre.

Balla thotë se Parlamenti mund të mblidhet ditën e nesërme, ndërkohë që mund të bëhet edhe pakti i zgjidhjes.

“Po! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”, shkruan Balla.

Por nga protesta e sotme, e cila ndodhet në ditën e dhjetë të saj, të rinjtë refuzojnë dialogun dhe negociatat.

Ata i kanë lënë si ultimatum Kryeministrit orën 16.00 të ditës së sotme, që të mblidhet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ku të miratohen tetë kërkesat e tyre. /a.y/noa.al

Rama i fton në dialog, studentët: Ultimatum deri në 16.00, të mblidhet Parlamenti

Rama, studentëve: Ku do e lëmë pra dialogun?