Ishte i fiksuar pas prezantueses së njohur, e përndiqte duke i krijuar ankth dhe shqetësime, çka bëri që gjykata ta shpallë fajtor.
Një vit liri me kusht, është dënimi i dhënë ndaj 37-vjeçarit italian Fornovo San Giovanni, i cili akuzohet për përndjekje ndaj prezantueses së njohur Michelle Hunziker.
37-vjeçari akuzohet se në vjeshtën e vitit 2016, i ka dërguar prezantueses një sërë emailesh me fotografi të femrave zhveshur dhe një thikë.
Kjo gjë ka ngjallur ankth tek prezantuesja e “Striscia la Notizia”, e cila edhe më herët është përballur me akte përndjekje.
Fornovo San Giovanni, doli i pandehur para gjykatës së Milano, e cila e shpalli fajtor këtë të enjte.
Në vendimin e gjykatës parashikohet edhe një vizitë mjekësore, për të kontrolluar gjendjen e tij psikologjike. /a.y/noa.al