Transmetuar më 13-12-2018, 23:24

Shefi i qeverisë deklaroi se qeveria e tij do t’i paguajë tarifat për të gjithë të verbrit, ndërsa studenti me aftësi të kufizuara i kërkoi llogari se pse përmend fjalën “qorr” në publik.

Rama në përgjigjen e tij tha se këtë e ka përdorur duke iu referuar pedagogut Arlind Qorri dhe nuk ka asnjë lidhje për etiketimin e të verbërve.

Biseda mes tyre:

Rama përballë të verbrit: Qeveria e garanton studimin falas deri në sistemin master. Më pas në studimet master janë universitetet që vendosin.

A jeni në dijeni se sa letra i kemi çuar që nga maji ministres Nikolla që të bëhet falas arsimi për ne?

Rama: Kam përmendur emrin e një personi që e ka mbiemrin qorri. Ai është një emër i respektuar. Studenti: Unë studioj për drejtësi për Bachelor. Unë studioj në privat, por u interesova në shkolla private dhe fillova me bursë 100 përqind.

Rama: Kur unë kam ardhur në qeveri, asnjë fëmijë me aftësi të veçanta nuk kishte asnjë mësues, por sot këtë numër e kemi çuar në 700 mësues. Statusi i veçantë nuk iu jep juve të drejtë pa edukatë. Jeni student, që nesër do ta ushtrosh. Dëgjoj shumë më keq se kaq. Inati i mbetet atij që e ka. Ajo që unë dua të diskutoj. Të gjithëve ju tarifën do ua paguaj shteti. Mos çoni letra, drejtohuni tek platforma Shqipëria.al

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama u çua nga vendi për t’ia lëshuar vendin studentit të verbër, duke iu dhënë shkopin e drejtuesit të emisionit në duar, duke i thënë: Merre këtë shkop dhe kujtou, nëse nuk e mbaj premtimin, hajde tek unë dhe më godit sa të mundësh.