Transmetuar më 13-12-2018, 19:23

Në disa vende të tradhëtosh parterin është e paligjshme.

Shumica e shteteve tradhëtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person tjetër, përveç bashkëshortëve të tyre.

Dënimet për këtë akt ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes.

Arizona- Bashkëshorti dënohet deri në 30 ditë burg. Dhe jo vetëm ai do  të penalizohet, por edhe personi tjetër.

Florida- Nëse tradhëton  mund të bëjnë deri në dy muaj burg dhe gjobë 500 dollarë. Kansas- Marrëdhënia me dikë tjetër përveç bashkëshortit tuaj dënohet deri në një muaj në burg dhe me gjobë deri në 500 dollarë.

Illinois- Pasojat për tradhti bashkëshortore në Illinois shkojnë deri në një vit burg për të dy ata që tradhëtojnë.

Massachusetts- Është konsideruar një krim me një gjobë deri në 500 dollarë dhe dënim me burg deri në tre vjet. /k.k/noa.al/