Transmetuar më 13-12-2018, 18:40

Çdo e treta femër nuk e pastron rregullisht grimin para gjumit. Të njejtat ato femra janë të vetëdijshme që fjetja me grim mund të çoj në krijimin e puçrrave, tharjen e lëkurës dhe rrallimin e qerpikëve.

Mirëpo, sa është me të vërtetë e dëmshme fjetja me grim, dhe çfarë lëkura juaj me të vërtetë duron?

Përgjigjet do t’ju shokojnë, sa edhe do t’ju brengosin, posaçërisht kur fillojmë me të dhënat që nëse i kalon dy ditë me grim, lëkura juaj do të jetë një muaj më e vjetër.

Lëkura gjatë natës ka nevojë të ajroset për t’u regjeneruar dhe në këtë rast grimi e bënë fytyrën më pak elastike.

Po ashtu largimi i grimit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe.

Largojeni grimin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar si dhe të fjeturit me grim mund të plak fytyrën për disa vite./b.l/noa.al/