Transmetuar më 13-12-2018, 18:34

Pasi protestuan përpara Parlamentit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, një grup studentësh do ta kalojnë natën përpara kryeministrisë.

Ashtu si një natë më parë, ata kanë siguruar batanie për të përballuar temperaturat e ulëta, ndërsa edhe qytetarët janë solidarizuar me ta duke u dërguar ushqim.

Ata thonë se kauza e tyre është më e fortë se i ftohti në shesh.

Po ashtu, disa prej studenteve vajza kanë thënë për mediat se janë të detyruara që të punojnë edhe në orët e mbrëmjes për të ndihmuar familjet e tyre.

Ka nga ata që edhe përloten përballë pamundësisë për të përballuar shpenzimet e tyre. /k.k/noa.al/