Transmetuar më 13-12-2018, 17:41

Polica ka rënë në gjurmët e një prej personave të shpallur në kërkim, pas atentatit të ndodhur në Bllok më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në pranga nga rënë ditën e djeshme Fabio Allushi, një prej të dyshuarve për këtë vrasje.

Policia ka dhënë njoftimin në komunikatën në faqen zyrtare, por emri i të arrestuarit është publikuar vetëm me inicialet, por mësohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Alushi, i shpallur në kërkim prej fillimit të muajit tetor.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës), Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari.

Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor./b.l/noa.al/