Transmetuar më 13-12-2018, 16:28

Në ditën e nëntë të protestës, studentët e universiteteve publike në vend qëndrojnë stoik përballë kauzës së tyre, plotësimin e 8 kërkesave parashtruar qeverisë.

Pasi qëndruan për disa orë para Kuvendit, studentët u stacionuan tek Kryeministria, në pritje të të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama.

Disa prej tyre janë ulur këmbëkryq poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ndërsa shprehen se presin pranimin e kërkesave nga Rama.

Por ndërkohë që ata protestojnë para kryeministrisë, kryeministri Rama u bën sërish thirrje që të ulen të dialogojnë. Në InstaStory, Rama shkruan: Pse po na ikin orët pa folur?

Studentët nuk duan dialog me kreun e qeverisë, por thjeshtë miratimin me vendim qeveritar të këtyre kërkesave./b.l/noa.al/