Transmetuar më 13-12-2018, 14:03

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit.

Ndërsa mesdita sjell rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në 16 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al