Transmetuar më 13-12-2018, 13:57

I dëgjoi teksa qeshnin dhe loznin në vaskën e banjos ku për dy minuta i la vetëm.

Më pas dëgjoi të qarat e djalit të madh, teksa djali i saj i vogël vetëm 13 muajsh Oliver, po mbytej.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të nënës dhe dërgimit në spital, vogëlushi anglez nga Linconshire, pësoi dëmtime cerebrale të cilat i shkaktuan vdekjen.

Oliver Rhodes u mbyt në ujë në aksidentin tragjik të ndodhur më 13 qershor.

Gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, nëna Amy, tregoi se kishte çuar Oliver dhe dy vëllezërit e tij binjakë 3 vjeç, në vaskën e banjës, teksa për dy minuta u largua për t’iu hedhur zbutës rrobave që po laheshin.

Por pikërisht gjatë kësaj kohe ajo dëgjoi njërin prej djemve duke qarë.

Kur u kthye në banjë, gruaja e gjeti djalin e vogël nën ujë, ku tentativat për ta shpëtuar rezultuan të kota, shkruan noa.al.

Familja e Amy vendosi të dhurojë zemrën, veshkat dhe mëlçinë e vogëlushit, në tentativë për të ndihmuar fëmijë të tjerë. Pas afro gjashtë muajsh hetimesh, policia deklaroi se nuk do të merret asnjë masë kundër familjes. /a.y/noa.al