Transmetuar më 13-12-2018, 13:12

Ditën e sotme, djali i vajzës së themeluesit të Top Media, Sara Hoxha feston ditëlindjen e tij të dytë.

Djali i Sarës dhe prezantuesit Ledion Liço, mbush sot 2 vjeç dhe teze Lori, duket e mbërthyer nga emocionet.

Ajo ka bërë një urim veçantë për vogëlushin, teksa ka publikuar një fotografi ku të dy ndajnë një fije makarone bashkë.

“Gëzuar ditëlindjen Dondon bisha. Unë nuk e dija se çfarë ishte dashuria e vërtetë, deri në momentin që të mora për herë të parë në krahë. Nuk më besohet që ti sot mbush 2 vjeç. Mos u rrit kaq shpejt! Tizhja joji të do shumë”, shkruan Lori Hoxha.

Kujtojmë se Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016 dhe pas një viti e gjysmë nga lindja e djalit, ata vendosën që të jenë zyrtarisht burrë dhe grua. /a.y/noa.al