Transmetuar më 13-12-2018, 13:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar rihap tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës.

Ky vendim vjen pas publikimit të disa dokumenteve, ku u zbuluan falsifikimet e Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë për rindërtimin e Unazës së Madhe.

ARRSH ka rishpallur sot procedurat e garës për segmentin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një komunikim me mediat dy ditë më parë, komunikoi zgjidhjen e kontratës me kompaninë fituese të tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Ai tha se në cilësinë e ministrit udhëzoi Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe çdo institucion tjetër të varësisë që nëse ka kontrata apo që mund të kenë kontrata me kompaninë Dunëell Haberman apo procedura tenderimi ku mund të ketë marrë pjesë, që të fillonin menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj shoqërie. /a.y/noa.al

NOA Sondazh