Transmetuar më 13-12-2018, 12:32

Numri dy i NATO-s, shtyn vizitën në Tiranë. Gjithçka pas protestës disa ditore të studentëve.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller, kishte programuar që ditën e sotme të zhvillonte një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë saj ishin parashikuar takime me krerët e shtetit, por paraditen e sotme është bërë me dije anulimi i vizitës së saj për arsye sigurie, për shkak të situatës së krijuar në vend, nga protesta e studentëve.

Gottemoeller do të takonte Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe atë të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Mësohet se vizita e saj është shtyrë, ku me gjasë pritet të vijë në vendin tonë në mbrëmje, ndërsa takimet do të zhvillohen gjatë së premtes. /a.y/noa.al

NATO Deputy Secretary General Rose Gottemoeller