Transmetuar më 13-12-2018, 09:40

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e së resë greke, Eleni Tofaloudis, të cilat “fundosin” 19-vjeçarin shqiptar Aleksandër Luka.

Gjurmët e gishtave të të riut shqiptar, janë gjetur te shufra e hekurit me të cilën u godit Eleni.

Gjatë gjithë kohës, Luka, ka pretenduar se ishte shoku i tij grek autori i krimit, por hetimet e thelluara zbuluan fajësinë e shqiptarit.

Pak ditë më parë teksa ndodhej në burgun e Avlonës, Luka u rrah egërsisht.

I riu shqiptar dëgjohej në video duke thënë se nuk e ka vrarë ai Elenin, por shoku i tij grek. Pas dhunës së pësuar i riu shqiptar u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë është rikthyer sërish në burg.

Lidhur me krimin krahas shqiptarit është i përfshirë edhe një 21-vjeçar grek, i cili vjen nga një familje e pasur.

Luka gjatë gjithë kohës, ka pretenduar se ka qenë shoku i tij grek Manolis Koukouras, ai që e ka vrarë Elenin, dhe se ishte njohur përmes tij dhe kërkonte të kishte diçka më shumë me viktimën.

“Unë kam pasur atë ditë një thikë për vetëmbrojtje por nuk e kam përdorur. Ishte Aleksandri ai që më mori dhe më tha se donte të ndante atë vajzën me mua, diçka që ai e bënte shpesh”, ka treguar shqiptari në polici. /a.y/noa.al

Në burg për vrasjen e një vajze greke, pamjet si u rrah në burg i riu shqiptar on Vidnews.