Transmetuar më 13-12-2018, 09:24

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish këtë të enjte, duke iu referuar protestës së studentëve.

Për këtë ai ka publikuar një video ku pedagogu i fakultetit Ekonomik, Sherif Bundo, iu kërkon studentëve që të mos negociojnë.

Ndër të tjera ai thotë se Kryeministri nuk është i besueshëm në ato që thotë.

Rama uron që Zoti t’i ruajë studentët nga “të tilla fantazma”.

Postimi i Ramës

“Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës! Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik. Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ‘90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet.

Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçiencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu, të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”. /a.y/noa.al