Transmetuar më 13-12-2018, 09:10

Vdiq në moshën 10-vjeçare për shkak të një tumori, duke pasur një dëshirë të madhe “Dua që lodrat e mia t’ua jap fëmijëve të varfër”.

Vogëlushja italiane Giulia u nda nga jeta në moshën 10-vjeçare për shkak të një tumori, në muajin maj 2018.

Por para se të ndahej nga jeta, pasi luftoi për katër vite me sëmundjen e rëndë, i tregoi së ëmës Eleonora, dëshirën e saj, që t’iu dhuronte fëmijëve të varfër lodrat e saj.

Një dëshirë të cilën nëna e saj vendosi që ta plotësojë, ku lodrat e së bijës ka nisur që ti shpërndajë me rastin e Krishtlindjeve.

Giulia kishte një tumor shumë agresiv në kokë, ku pavarësisht tentativa për ta shpëtuar nuk u arrit.

“Ajo ishte shumë e mirë dhe bujare. Para se të vdiste përgatiti disa çanta me lodra dhe veshje, për fëmijët me më pak fat se ajo. Kemi krijuar një shoqatë bamirësie që mban emrin e ‘Ëndrra e Giulia’”, tregon nëna e saj.

Shpërndarja e dhuratave duke nisur nga kjo javë bëhet çdo të mërkurë dhe të premte në rrugën Giardini 159, në Cagliari për fëmijë nga 0 deri në 14 vjeç. /a.y/noa.al