Transmetuar më 13-12-2018, 08:52

Janë bërë shumë vite që kur u shpall “Miss Kosova” dhe Diellza Kolgeci vazhdon ta ruajë të njëjtën bukuri.

Emri i saj gjithmonë zgjon kureshtje por së fundmi ajo u përmend për një detaj interesant e të papritur nga publiku.

Mediat online shkruan se Diellza është shtatzënë në muajin e katërt dhe bashkë me të dashurin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova po presin të bëhen prindër.

E kontaktuar nga lajmi.net, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë.

Sakaq Diellza dhe Fisniku ka një vit që janë së bashku dhe për dashurinë e tyre e dinë familjarët dhe shoqëria e tyre e afërt.