Transmetuar më 13-12-2018, 08:07

Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra vetëm pak muaj më parë u nda nga i fejuari i saj Seldi Qalliu.

Por gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, këngëtarja ka befasuar kur është shfaqur e veshur nuse.

Madje krah saj është shfaqur edhe dhëndri, as më shumë dhe as më pak, se këngëtari Adrian Gaxha.

Pamje nga ceremonia mund ti shihni përmes fotografive dhe videos.

Mirëpo nuk dihet nëse në këtë gjë ka ndonjë të vërtetë, teksa ceremonia duket se është organizuar për emisionin e Labinot Gashit.

Në ditët në vijim, presim të zbulojmë të vërtetën e kësaj dasme, që i ka kapur në befasi të gjithë. /a.y/noa.al