Transmetuar më 12-12-2018, 23:37

Një grup fermerësh indonezianë hasi në një piton gjigant në një pyll në Sumatrën Perëndimore që fillimisht atyre iu duk sikur një pemë e rrëzuar.

Pitoni u mbështoll rreth njërit prej fermerëve, por ai arriti të shpëtonte me ndihmën e shokëve të tij.

Pasi arritën ta kapnin gjarpërin gjigant, fermerët kontaktuan një kopsht zoologjik, i cili nuk pati hapësirë për strehimin e pitonit.

Fermeët po e mbajnë pitonin në një kafaz deri sa autoritetet të vendosin për hapat e ardhshëm.

Shikoni pamjet nga momentet dramatike të këtij incidenti.