Transmetuar më 12-12-2018, 22:07

Puntata e sotme e emisionit “Byro Politike” në Abc Neës nga gazetarja Juli Xhokaxhi ishte e fokusuar tek protesta e studentëve dhe dita e 8 e saj.

Pjesë e panelit, me të tjerë ishin profesor Edmon Tupja dhe artisti Robert Aliaj, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal për pjesëmarrje në protestën e studentëve.

Ata janë shprehur se do vazhdojnë ta mbështesin protestën e studentëve.

“Janë më të lirë se sa ne të vjetrit. Mua më mbush me gëzim sepse studentët tanë nuk janë ata të para 10-15 viteve. Ata jetojnë në kushte psikologjike të caktuara dhe vuajnë. Kushtet që kanë në konvikt, çmimet që rriten, prinërit që fitojnë me pak janë të gjitha probleme. Revolta ishte shumë e justifikuar. Ata janë të vendosur dhe unë i përkrah. Unë nuk jam protestues por mbështetës,”- është shprehur Tupja.

Nga ana tjetër Robert Aliaj ka thënë se është me ta me zemër.

“Jam atje me zemër dhe për ta mbështetur. Këta janë ata që do ta ndryshojnë Shqipërinë. Jemi infantilë nga të kuptuarit e demokracisë dhe jemi në këtë kaos që lexohet në mënyrë të mrekullueshme që dalin dhe nuk kanë një lider. Nuk është në natyrën time të hedh vezë dhe gurë. Ne kemi provuar se shumë qytetarë na mbështesin. Çdokush është i ftuar të na bashkohet dhe të protestojë ndaj të drejtës për një arsimim të mirë. Protesta do të vazhdojë dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve”./a.k/noa.al/