Transmetuar më 12-12-2018, 20:54

Prej datës 31 janar 2019 qytetarët do të kenë vetëm zyrën e Kadastrës që do të merret me legalizimin dhe dhënien e titujve të pronësisë.

Pr/ligji për kadastrën u miratua nga deputetët e majtë dhe parashikon bashkimin e tre institucioneve në një të vetëm.

Lame: Boshti i sistemit do të mbetet zyra e kadastrës, të gjitha institucionet e tjera janë të përkohshme.

I ftuar në Komision, Artan Lame shtroi problemin e tokës shtetërore, duke thënë se nga paaftësia apo korrupsioni i administratës vetëm 4% e pronës shtetërore është e regjistruar, shkruan Ora News.

Lame: Është absurde që shteti shqiptar ka të regjistruar rreth 4% të pronës së vet, që do të thotë ka të regjistruar pronën e regjistruar të monarkisë.

Deputeti Spartak Braho tha se ka ardhur koha që të rishikohen të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me pronat si pasojë e batërdisë që është bërë me to.