Transmetuar më 12-12-2018, 19:12

Më Uzbekistan policët betohen mbi Kuran për të premtuar se nuk do të marrin rryshfet.

Duke e parë si shqetësim në shumë vende fenomenin e korrupsionit te policët, ky shtet ka gjetur këtë detaj interesant për ta shmangur.

Ata persona që duan të bëhen pjesë e policisë së këtij shteti, duhet të betohen me dorë në librin e shenjtë të myslimanëve se nuk do të pranojnë ryshfet.

Ky betim është një përpjekje e presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, për ta luftuar korrupsionin.

Pra, pjesëmarrja në tri trajnime dhe betimi në Kuran ka qenë i detyrueshëm për të gjithë policët. /k.k/noa.al/